×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrolle në kufirin me Shqipërinë, skedohen të gjithë që hyjnë në Kosovë nga zonat e prekura

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 18:35

    Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 23, në pikën kufitare me këtë shtet po kontrollohen të gjitha ata që hyjnë në Kosovë.


    Në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në pikën kufitare me Shqipërinë, janë duke u bërë kontrolle të rregullta mjekësore, shkruan Reporteri.net.

    Në mënyrë të veçantë po kontrollohen dhe skedohen personat që vijnë nga qytetet shqiptare ku tashmë janë konfirmuar raste me koronavirus, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës.

    Reporteri po qëndron në këtë pikë kufitare, nga ku mëson se kufiri me Shqipërinë do të mbyllet gjatë ditës së nesërme për qarkullim të njerëzve, ndërkaq do të lejohet vetëm për qarkullim të mallrave.

    Sot nga Shqipëria në Kosovë kanë kaluar mbi 1 mijë persona.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një sërë masash kundër koronavirusit, ku përfshihen edhe pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra, dhe Italia.

    Kujtojmë se në Kosovës gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 11 persona nën dyshimet për koronavirus, por që të gjitha rastet kanë rezultuar negative. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/2853132934733014/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!