×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi në Kosovë: 780 të infektuar, 22 të vdekur dhe 201 të shëruar

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 8:08

    Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me pandeminë Covid-19 në Kosovë, janë shënuar 780 raste me këtë virus, 22 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 201 raste janë shëruar.


    Gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar gjithsej 6.705 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

    Vetëm dje janë shëruar 35 persona, ndërsa 17 rezultuan pozitiv me COVID-19.

    Ky ishte numri më i madh i të shëruarave deri më tani.

    Komuna më e prekur mbetet edhe më tutje Ferizaj e cila dje nuk shënoi asnjë rast të ri.

    Me vetëm një rast të konfirmuar dje, vatrat e koronavirusit janë shuar edhe në kryeqytet.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se rastet pozitive në vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kanë dalë negativ.

    “Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kanë dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën”, tha Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!