×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett flet pas takimit me Kurtin, tregon çfarë kërkoi nga ai

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 11:38

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett takoi sot kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e së dielës.


    Kosnett ka shkruar se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

    “I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Twitter.

    Vizita e Kosnett vjen dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në vend, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, menjëherë pas zgjedhjeve, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka dalë me reagim. Aty thuhej se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votës kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

    Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ-së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

    “Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’-ë dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, thuhej në reagim./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!