Sot është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Me rastin e hapjes së saj është organizuar një pritje nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ku Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett.
Ambasadori Kosnett edhe në këtë ditë tha se Amerika çdo herë do të u dal përkrah kosovarëve kudo që janë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe të qetë për gjithë qytetarët.
“Kjo ambasadë është dëshmi fizike e partneritetit të fortë në mes Amerikës dhe Kosovës dhe do të vazhdojmë të sjellim rrugëtimin për paqe, prosperitet të gjithë njerëzve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me juve kudo që te jeni”, tha ai.
Kosnett ka falënderuar të gjithë të pranishmit të cilët u bashkuan për të festuar këtë ditë e cila u vulos edhe me hapjen e Ambasadës të re.
”Është më shumë sesa vetëm një objekt i ndërtuar. Ne do të kemi hapësirë për të krijuar aktivitete të reja për të gjithë dhe të mirëseardhur janë nga të gjithë komunitetet”, tha Kosnett.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.