×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett pas takimit me Osmanin: Mezi presim të punojmë me Qeverinë e re

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 14:07

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas takimit që pati gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar për vizitë presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.


    Kosnett ka shkruar se ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur interesimin për të punuar me qeverinë e re kur të formohet.

    “U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, gjatë takimit që Kosnett kishte me kreun e VV-së ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!