×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett për 11 shtatorin: Ditë e zymtë për Amerikën, humbën jetën gati 3 mijë njerëz të pafajshëm

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 11:43

    Sot bëhen 18 vjet nga sulmi terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Për nder të kësaj dite dhe viktimave që humbën jetën, në Kosovë është zbuluar një pllakë përkujtimore me shkrimin “KosovaKujton”.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se sot është një ditë e zymtë për amerikanët dhe se në shtëpi e kudo nëpër botë kujtojnë me pikëllim humbjen e gati tre mijë njerëzve të pafajshëm, jeta e të cilëve u shua, akt të cilin ai e quajti sulm ndaj civilizimit.

    “Amerika gjithmonë do të kujtojë ndihmën që ka marrë nga e gjithë bota dhe përgjigja e miqve tanë nga Kosova ishte e menjëhershme dhe e sinqertë. Pas sulmit në Kosovë njerëzit mblidheshin që të marshonin dhe mbështesnin Amerikën me ndezjen e qirinjve, dhurimin e gjakut, madje disa qytetarë të Kosovës dolën vullnetarë që t’i bashkohen ushtrisë amerikane që të luftojnë në luftën globale kundër terrorizmit”, shtoi Kosnett duke thënë se kjo mbështetje e përzemërt është një konfirmim i një lidhjeje të thellë në mes të njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre nga Kosova.

    Kryeministri në detyrë, Haradinaj, bashkë më ambasadorin Kosnett, zbuluan pllakën memoriale në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pas zbulimit të pllakës memoriale, kryeministri në detyrë, Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh, bashkë me të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!