Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se s’ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë.
Kosnett, këtë koment e bëri në Twitter, në kuadër të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj gruas.
“Nuk ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë. Dhënia fund e dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Bashkë mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona”, ka shkruar Kosnett, shkruan Reporteri.net.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sot në Prishtinë organizata UN Women ka hapur fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila u shoqërua me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike “Pjetër Bogdani” në ngjyrë portokalli.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë të profilit të lartë nga institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.