×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: Vizita e 14 zyrtarëve amerikanë e paparë deri më tani, mezi presim t’i implementojmë marrëveshjet

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 15:20

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka folur sot për vizitën e djeshme të zyrtarëve të lartë amerikanë në krye me ambasadorin Grenell, duke thënë se angazhimi amerikan dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.


    “Vizita e djeshme me të vërtetë ishte e paparë deri më tani. 14 anëtarë që kanë prezantuar 6 agjenci amerikane kanë vizituar Prishtinën për të nënvizuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, njerëzit e saj, dhe për marrëveshjen historike të Shtëpisë së Bardhë që do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kosnett.

    Ai thotë se lidhjet e forta që do të krijohen përmes projekteve të shumta do të rezultojnë me qindra vende të reja të punës për të rinjtë.

    “Lidhje më të forta, përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore, energjisë, turizmit dhe bashkëpunimit në sektorin privat, do të drejtojë drejt qindra vendeve të punës për të rinjtë”, ka shtuar ambasadori amerikan.

    Ai ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për implementimin e plotë të zotimeve të dhëna në marrëveshjen e arritur në Washington.

    “Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne mezi presim të punojmë me partnerët tanë nga Qeveria e Kosovës dhe sektori privat për të implementuar plotësisht zotimet e bëra në marrëveshjen e Washingtonit”, ka përfunduar Philip Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!