×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës, Vuciq s’i ndalë dramat: Nesër në ora 11:00 e mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 12:17

    Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës ka xhindosur Beogradin dhe presidentin serb Aleksandër Vuciq.

    Ky i fundit ka njoftuar se pas këtij veprimi ka thirrur për nesër në ora 10:00 mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    “Gërvalla para pesë minutash ka paraqitur kërkesë zyrtare për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me këtë ata treguan se e kanë përmbysur, shkelur brutalisht marrëveshjen e Uashingtonit”, citojnë mediat në Beograd të ketë deklaruar Vuciq.

    “ Pas dhjetë vitesh shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, tani po e shkelet edhe ajo e Uashingtonit”, ka shtuar ai.

    “Në përputhje me këtë, e kam caktuar për nesër në ora 11:00 seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, ka thënë presidenti serb, përcjell në shqip Gazeta Online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!