×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova bëhet “gaz” i botës, mediat e huaja shkruajnë për rrugën që shiu e bëri copë-copë

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 21:47

    Cilësia e dobët e punimeve në asfalt ka bërë që një rrugë që lidhin fshatin Rud të Malishevës me Sfërkën e Klinës të bëhet copë-copë.


    E, kjo pamje e shëmtuar, e punë jo cilësore, u ra në sy edhe mediave të huaja botërore.

    The Irish Times, i ka shkruar një artikull të veçantë rrugës që u bë “hit” në rrjete sociale.

    “Dy burra kalojnë pllaka asfalti të shpërndara në tokë ndërsa rruga u shemb për shkak të përmbytjeve të mëdha në fshatin Sfërkë në Kosovë”, shkruan ky medium, transmeton IndeksOnline.

    Kujtojmë që projekti për asfaltimin e rrugës Rud – Sfërk u nënshkrua mes Ministrisë së Infrastrukturës e cila drejtohej nga Pal Lekaj i AAK-së dhe Komunës së Malishevës në prill të 2018-ës.

    Kjo rrugë që u bë copë-copë i kushtoi buxhetit të Kosovës 420 mijë euro, nga të cilat 40 mijë euro kishte participuar Komuna e Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!