Kosova i vendos “viza” shteteve evropiane

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra, dhe Italia.


Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këtë vendim e ka marrë në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, dhe pas pranimit të rekomandimit të IKSH-së nga ministri i Shëndetësisë për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

Postimi i tij:

Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete:

– Gjermani
– Francë
– Zvicër, dhe
– Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për…

Publiée par Lumir Abdixhiku sur Jeudi 12 mars 2020