×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të arrestimit të Nezir Mehmetajt, Kosova ia ndalon hyrjen sekretarit të Zyrës së Presidentit të Serbisë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 16:41

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, refuzoi të enjten kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës, më 14 mars të vitit 2020.


    Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes faqes zyrtare.

    “Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë”, thotë MPJ.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës thotë se kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar 2020, në pikën kufitare në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!