×
  • Lajme
  • Lajme / Strasburg

    Kosova jashtë agjendës së KiE-së, kryediplomati shqiptar: Humbje historike, Qeveria të përmbushë zotimet me shpejtësi

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 12:36

    Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave.

    Ai e ka quajtur këtë humbje historike për Kosovën.

    “Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

    Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.

    Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE.

    Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur ç’ka i kemi borxh popullit të Kosovës”, shkruan ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!