×
  • Lajme
  • Lajme / Veprimet ushtarake te aleatëve në Detin e Kuq

    Kosova mbështet SHBA-në dhe Britaninë kundër grupit rebel Huthi

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 19:42
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    Kosova i ka dhënë mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, pas sulmeve kundër grupit rebel “Huthi” në Jemen si përgjigje ndaj sulmeve të tyre kundër anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla Schëarz ka shpërndarë në Facebook deklaratën e kësaj ministrie ku thuhet se se armiqtë armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve.

    “Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar.”, ka shkruar

    Në deklaratën e MPJD-së thuhet se Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimert proporcionale ushtarake të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër gurpimit të armatosur Huth, i cili përvec që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme përmes sulmeve kundër anijeve komerciale, po pengojnë serioyisht edhe qarkullimin e lirë të tregtiusë dje mallrave. Gjë që rrjedhimisht po krijon pasoja negative për ekonominë dhe fushat e tjera.

    Tutje në deklaratën e MPPJD-së thuhet se veprimet ushtarake të pratnerëve të Kosovës të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, kanë synim ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bayuar në rregulla dhe këto veprime rezultuan të domosdoshme pas shtimit të sulmeve kundër paqes dhe stabilitetit.

    “Republika e Kosovës, si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjik në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në botë.”, thuhet në deklaratën e MInistrisë së Jashtme.

    Kujtojmë se Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe raketa të shkrepura nga rebelët huthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

    Huthi, i cili e kontrollon shumicën e Jemenit, është duke i sulmuar rrugët tregtare në shenjë mbështetjeje për Hamasin, grupin radikal palestinez që SHBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur organizatë terroriste.

    Sulmet e këtij grupi janë duke e penguar seriozisht tregtinë ndërkombëtare në rrugën e rëndësishme mes Evropës dhe Azinë, e cila përbën 15 për qind të trafikut transportues të botës.

    Shumë kompani transportuese janë detyruar të përdorin tjera rrugë detare, duke marrë rrugë të gjata përreth Afrikës.

    Komanda Qendrore e SHBA-së tha se 18 dronë dhe tri raketa u rrëzuan nga marina amerikane dhe ajo britanike.

    Huthit e mbështetur nga Irani janë zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet derisa Izraeli ta ndalë luftën në Gazë, si dhe paralajmëruan se do t’i sulmojnë edhe luftanijet amerikane, nëse grupi militant sulmohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!