Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova ka siguruar rrymë nga Shqipëria, në rast të nevojës.
Kjo u konfirmua nga zëvendësministri i pushtetit lokal Arbër Vokrri.
“Do të përkujdesen Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tona që të mos ketë efekt ky sulm në infrastrukturën jetike të vendit”, u shpreh ai.
I pyetur se sa është sasia e energjisë elektrike të siguruar, Vokrri tha se nuk e ka këtë informatë.
“Këtë informatë me siguri e kanë kolegët nga Ministria e Ekonomisë, nuk e di sasisë e saktë e energjisë që është kërkuar të merret nga Shqipëria në rast nevoje. Mund të them se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje as me furnizim me ujë as me energji elektrike”, deklaroi zëvendësministri në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.