TripAdvisor ka përpiluar disa të dhëna të cilat i ka shfaqur në grafika që tregojnë se në cilat vende sa lënë bashkish në botë.
Ajo që lë përshtypje është që në të tri grafikat figuron që kosovarët nuk lënë fare bakshish – as për stafin e hotelit, as për vozitësit e taksive dhe as për stafin e restoranteve.
Përderisa në Perëndim është rregull i pashkruar të lësh bakshish, në Kosovë një gjë e tillë ende nuk është pjesë e kulturës dhe traditës.
Mirëpo, turistët e huaj që vijnë këtu, ndonëse mund ta kenë traditë lënien e bakshishut, po u konsultuan me këto grafika nga TripAdvisor, mund të zgjedhin edhe të mos e bëjnë një gjë të tillë me të mësuar që në Kosovë nuk është diçka e zakonshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.