Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Si pasojë e kësaj edhe shumë persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Forcat e Sigurisë së Kosovës ndodhen në Shqipëri në ndihmë të autoriteteve shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Por në ndihmë ndaj personave të goditur nga tërmeti në Shqipëri u kanë dalë edhe qytetarët e Kosovës. Ata kanë shprehur një solidarizim të paparë me vëllezërit shqiptarë, siç kanë bërë edhe ata gjatë kohës së luftës, duke strehuar mijëra refugjatë nga Kosova.
Mirëpo, një qytetar nga Istogu ka treguar përvojën e tij të hidhur në përpjekje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Ai i ka dërguar 100 euro ndihmë financiare familjeve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Transferin e ka bërë përmes “Raiffeisen Bank” e cila si provizion, ia ka ndalë 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme.
Ai është shprehur i indinjuar me këtë fakt, duke publikuar rastin të dokumentuar në rrjete sociale.
“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri ,banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm ,për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.