×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari ia lëshoi me qera banesën zviceranes, tmerrohet nga ajo që pa kur u kthye

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 13:07

    Pronari i banesës së lëshuar me qira në Dörflingen të Shaffhausenit, Fitim Rexhepi është tmerruar nga ajo që ka parë.


    Qiramarrësja e tij, e cila jetonte në banesën mbi të, kishte lënë mbrapa tepër shumë mbeturina dhe papastërti, shkruan 20 minuten.

    Fitimi i kishte dhënë asaj në verë njoftimin për lëshim të banesës. “Në ballkonin e saj zvarriteshin krimba”, thotë ai.

    Qiramarrësja i është përmbajtur njoftimit të përfundimit më 1 dhjetor, por problemi është se ajo ka shkaktuar dëme të pronës prej rreth 70.000 frangash.

    Gjendjen e keqe në banesë ai e kishte vënë re për herë të parë kur kishte konstatuar se në ballkonin e qiramarrëses ndodheshin dymbëdhjetë thasë me plehra.

    “Unë i kërkova asaj që t’i hidhte”, thotë 35-vjeçari. Thasët më pas u zhdukën nga ballkoni, por kurrë nuk u panë në vendin ku duhet të deponohen.

    Sipas tij, qiramarrësja kishte premtuar të angazhojë një kompani për bartje të gjësendeve dhe një shërbim pastrimi.

    Por gjërat dolën ndryshe: “Në orën 1.30 të mëngjesit ajo barti me vete një biçikletë dhe një valixhe ndërsa në ora 4.30 të mëngjesit ajo u largua”.

    Kesb Schaffhausen nuk mund të komentojë raste specifike për shkak të sekretit zyrtar, por siguron informacione të përgjithshme, shkruan më tutje gazeta.

    “Nëse marrim dëshmi për gjendjen e rëndë të një personi, ne e hetojmë atë”, thotë nënkryetarja, Denise Freitag, transmeton albinfo.ch. Situata do të sqarohet dhe do të merren masat e duhura.

    “Nëse në të vërtetë konstatohet gjendje e vështirë e personit dhe shohim se ai nuk është në gjendje të bëjë zgjidhjen vetë, ne reagojmë”.

    Një situatë e tillë paraqet vështirësi të madhe për pronarët, sipas shoqatës zvicerane të pronarëve të shtëpive.

    “Në të shumtën e rasteve, e vetmja gjë që mbetet është një përfundim i menjëhershëm dhe i rregullt i kontratës mbi qiranë, në përputhje me afatin e caktuar”, thotë zëdhënësi Thomas Oberle.

    Prandaj, mund të nevojiten disa muaj para se qiramarrësi të detyrohet të largohet, përcjell albinfo.ch.

    Në parim, qiramarrësi është gjithashtu përgjegjës për dëmin e shkaktuar dhe pastrimin e banesës. Është po ashtu vështirë nëse indikacionet e gjendjes në apartament nuk janë të qarta.

    Kjo për faktin se “pronari nuk mund të hyjë në apartament për të bërë inspektim pa miratimin e qiramarrësit”.

    Oberle këshillon që në raste të tilla të kontaktohen të afërmit e qiramarrësit ose autoritetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!