×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari që jeton në Gjermani infektohet nga koronavirusi, ka një lutje për të gjithë bashkatdhetarët

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 10:21

    Blerim Meholli, një kosovar nga Mitrovica që jeton në Gjermani ka  njoftuar se dalur pozitiv me koronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Meholli ka thënë se aktualisht ndodhet për trajtim në një spital në Gjermani, ku mjekët po përcjellin gjendjen e tij.

    Ai u ka bërë apel të gjithë bashkatdhetarëve në Kosovë që të kenë kujdes maksimal, të mbrojnë vetën dhe familjen.

    Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.

    Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast pozitiv me këtë virus, gjersa pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara. Vendi ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka përfshirë botën. Ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i fluturimit nga zonat e prekura, si Italia, Zvicra e Gjermania, ku ka një numër të madh kosovarësh.

    Ndërkaq të  gjithë kosovarët që kanë mbetur nëpër shtetet e huaja, u lejohet vetëm edhe sot që të udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjata nëpër aeroporte. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!