×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja Afërdita Suka deputetja e parë shqiptare në Bundestag

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 23:58

    Afërdita Suka është zgjedhur deputete në Landin e Berlinit për Partinë e Gjelbër, duke u bërë kështu e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman.


    E lindur në Kosovë, Suka ka emigruar në Gjermani në moshën 12 -vjeçare, ku ka deklaruar se ka gjetur shtëpinë e saj të dytë në Berlin. Pasi studioi shkencat shoqërore në Universitetin Humboldt në Berlin, Suka ka punuar ndër të tjera si konsulente në Administratën e Senatit.

    Në zgjedhjet për Senatin e Berlinit shqiptarja Aferdita Suka ka fituar mandatin e drejtpërdrejt, që është një sukses i jashtëzakonshëm.

    Aferdita Suka ka lindur në vitin 1980 në Kosovë. Por si fëmijë ka ardhur në Gjermani. Në zgjedhjet e 26 shtatorit, Aferdita ka kandiduar në listën e ekologjistëve në Tempelhof- Schöneberg, ku fitoi vota të mjaftueshme për t’u futur në Senatin e Berlinit.

    Ajo thotë se në këtë rrugë e kanë ndihmuar shumë edhe shqiptarët, Sipas saj, me rëndësi është që shqiptarët kanë treguar kohët e fundit më shumë interes për politikën në Gjermani.

    Aferdita Suka ka marrë disa mirënjohje për angazhimin e saj. E në të ardhmen do të angazhohet edhe më fuqishëm në çështjet e integrimit, përmirësimit të gjendjes së gruas, në arsim dhe në fusha të tjera. Aferdita Suka ka mbaruar studimet për shkenca sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!