×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja e izoluar në Romë: Edhe unë në fillim bojsha hajgare se neve shqiptarëve s’na kap, por mos dilni nga shtëpia

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:15

    Verina Gërxhaliu, një nga kosovaret që janë në karantinë në Romë të Italisë e cila është qe 2 javë e mbyllur në shtëpi ka bërë apel familjarëve në Kosovë por edhe të gjithë qytetarëve të qëndrojnë sa më tepër në shtëpi.


    Ajo ka thënë se ja ka nisur si hajgare edhe në Itali, po jep këshilla për familjen e saj në Kosovë me nejt në shtëpi.

     

    Ajo ka thënë për Klan Kosova se me shëndet është mirë.

    “Me shëndet janë mirë , dhe se është kritike me pas naj problem shëndetësor, jemi në izolim total, veç 1 anëtare e familjes del në market për me ble gjëra dhe kthehet në shtëpi. Nëse kam një arsye me dalë, duhet me pas një çertifikatë përndryshe dënohem, jo vetëm me gjobë por edhe penalisht, mundem me shku në burg”, tha ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!