×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është kosovarja që i shpëtoi sulmit në Vjenë, publikohen pamjet nga BBC

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:10

    Mediat më të njohura botërore kanë publikuar pamje të personave duke ikur nga vendi i ngjarjes në Vjenë, pikërisht ku ndodhi sulmi i dyshuar terrorist.


    Në mesin e personave që i shpëtoi sulmit ishte edhe një kosovare. Bëhet fjalë për Ermira Jerliun, e reja nga Gjilani.

    Fotografia e saj, së bashku me disa shoqe, është publikuar nga prestigjiozja, BBC. Aty tregohet paniku gjersa vrapojnë nga vendi i ngjarjes që ishte vetëm pak metra larg tyre, transmeton Indeksonline.

    Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm raportohet se kaë vdekur 5 persona e dhjetëra të plagosur në Vjenë të Austrisë.

    Katër nga sulmuesit janë kapur nga policia, një tjetër është qëlluar për vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!