×
  • Lajme
  • Lajme / Mbi 300 ankesa nga qytetarët

    KPM i dënon me 100 mijë euro operatorët kabllorë që hoqën kanalet pa i paralajmëruar klientët

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 14:49

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorët kabllorë, me shtrirjen më të madhe në vend, për mos ofrim të shërbimeve të parapara me kontratë.

    Në një mbledhje të mbajtur të premten, Komisioni i Pavarur i Mediave vendosi që t’i gjobis të katër operatorët: ArtMotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos.

    “Më lejoni që të ofrojë rekomandimin që të sanksionohet operatori Artmotion me 64 mijë euro, operatori Kujtesa me 26 mijë euro, ndërkaq operatori IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro”, ka thënë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

    Rekomandimi i Mehmetit është aprovuar me shumicë të votave nga anëtarët e KPM-së.

    Sanksionimi i katër operatorëve kabllorë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve. Mbi 300 ankesa janë dorëzuar në KPM brenda tri javësh, tha sot Jeton Mehmeti i KPM-së.

    Në mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ishin ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin. /Reporteri.net/

    Top Channel, TV Klan, dhe kanalet shqip largohen nga platforma “Kujtesa” – kabllori “pushtohet” nga kanalet serbe dhe ato turke

    Qytetarët e mashtruar nga kabllorët sytë kah MINT’i – ARKEP’i kontradiktor, s’u ofron zgjidhje tani për tani

    Njoftim nga Artmotion: Nuk kemi mundur të arrijmë një marrëveshje të re me Digitalb

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!