×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja e çregjistron Partinë e Fortë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 15:26

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çregjistruar Partinë e Fortë të Visar Arifajt nga regjistri i partive politike. Vendimi është marrë sot, e këtë informacion  e ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.


    Partia e Fortë u themelua para disa vitesh, u kryesua nga Visar Arifaj që vetes ia la nofkën “kryetari legjendar”.

    Kryetari legjendar kryesori listën zgjedhore të partisë së tij në vitin 2014, në zgjedhjet nacionale, atëkohë kur pas zgjedhjeve u themelua qeveria “Mustafa”.

    Sot partinë e tij e kanë çregjistruar nga KQZ për shkak se nuk i kanë kryer obligimet ndaj këtij institucioni.

    “E kemi ç’regjistru sot, për shkak se nuk i kan kry disa obligime”, konfirmoi për Gazetën Express, Valdete Daka.

    Daka nuk tregoi se për çfarë obligimesh bëhet fjalë mirëpo tha se një njoftim rreth kësaj do të publikohet në faqen zyrtare të tyre.

    Kryetari i Partisë së Fortë, edhe pse hyri me shaka në këtë fushë ai arriti të marrë simpatinë e disa ftyrave të njohura për publikun të cilët edhe kandiduan për deputet nga radhët e kësaj partie. Gjithësejt në listë ishin 64 kandidatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!