Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 77.54 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 145 kuti prej 187 sa janë gjithsej.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 përqind e votave apo 24 mijë e 507 vota, shkruan Reporteri.net.
Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24 përqind e votave apo 13 mijë e 742 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.70 përqind apo 4 mijë e 560 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.06 përqind e votave apo 1 mijë e 438 vota.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se shumë shpejt pritet që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Besojmë që shumë shpejt do të arrijmë ta përmbyllim numërimin në të gjitha fletvotimeve që i takojnë votimit me postë. Pas kësaj do të mund të fillojmë numërimin e fletëvotimeve me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendovotimeve si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe të marrim konfirmimin nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Gjykatës Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.” ,ka thënë Elezi./Reporteri.net