×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Rinumërimi i 1407 vendvotimeve mund të përfundojë të dielën

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 15:29

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve.


    Deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69 për qind, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime.

    Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.

    “Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i”, ka thënë Elezi.

    Elezi më tej ka shtuar se duke pasur parasysh se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%, besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, pra të dielën.

    “Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit dhe brenda 7.5 ditësh mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, është rreth 130 vendvotime”, ka thënë Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!