×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Rinumërohen 60 vendvotime

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 18:37

    KQZ ka njoftuar se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


    Të njëjtët kanë lajmëruar se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

    “Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!