Ende nuk ka një datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të priten çështjet që janë parashtruar në institucionet tjera.
“Para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.
Ai ka ka konfirmuar se tani ka mbetur vetëm ankesa e VV-së, në Gjykatë Supreme.
“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës të cilat nuk janë numëruar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.