×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ zëvendëson 13 deputetë, këta janë emrat e kandidatëve që do të futen në Kuvend

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 13:56

    Arianit Bytyqi nga Këshilli për Çështje Ligjore në KQZ ka njoftuar se kanë pranuar 13 kërkesa për zëvendësimin e deputetëve. Sipas tij nëntë kërkesa kanë ardhur vetëm nga LVV-ja.


    “Këshilli për çështje ligjore sot ka shikuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së ardhur dje. Në total ka shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësim të deputetëve e prej të cilëve 9 janë nga LVV-ja,  IRDK, AAK…”, ka thënë ai.

    Më tutje Bytyqi ka kërkuar që të votojmë rekomandimin për zëvendësimin e këtyre deputetëve.

    “Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave  ne konsiderojmë që kanë kaluar të gjitha flitrat ligjor dhe kërkojmë edhe këtu që të kalojë ky rekomandim për zëvendësimin e deputetëve”, ka thënë ai.

    Por përveç kandidatëve të VV-së, KQZ ka zëvendësuar edhe ka miratuar edhe 4 rekomandime për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës

    Deputetët e rinj:

    AAK

    Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj

    LVV

    Donika Gërvalla Schëarz – Shqipe Isufi

    Arben Vitija – Enver Haliti

    Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

    Faton Peci – Gramos Agusholli

    Liburn Aliu – Alban Bajrami

    Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

    Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

    Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

    Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

    KDTP

    Fikrim Damka – Enis Kervan

    IRDK

    Elbert Krasniqi – Fridon Lala

    NDS

    Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!