×
  • Lajme
  • Lajme

    Kraja i kthen letrën Akademisë Suedeze: Ju i mbroni Millosheviqin dhe gjenocidin, duke mbrojtur Handken

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 12:44

    Mehmet Kraja, kryetari Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i ka shkruar edhe një letër Akademisë Suedeze për çmimin Nobel që i është dhënë Peter Handkes.

    Kraja në letrën e parë kishte kërkuar që të anulohet çmimin Nobel që i ishte dhënë Handkes.


    Një muaj më vonë ASHAK mori nj letër nga Akademia suedeze ku shkruhej se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e Handkes.

    Kraja i është përgjigjur kësaj letre duke i thënë se është mbetur thellësisht i zhgënjyer, për mënyrën se si sipas tij janë keqpërdorur parimet për të arsyetuar një dështim të pashembullt.

    “Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviqin dhe, duke mbrojtur Millosheviqin, ju mbroni gjenocidin dhe, duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errtë të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane”, ka thënë Kraja në këtë letër.

    Ja letra e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!