×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehmet Kraja: Zgjidhje tjetër s’ka, pronat duhet t’i kthehen Manastirit të Deçanit

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 22:01

    Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovë, Mehmet Kraja, ka thënë se pronat duhet t’i kthehen Manastirit të Deçanit. Ai shton se Kosova ka mundur ta evitojë këtë, por që nuk e ka bërë me kohë dhe tani nuk ka mbetur zgjidhje tjetër.

    “Nuk ka mundësi të suprimohet vendime të tilla, por që gllabërimi është natyrë e jona. Ose duhet të suprimohet nga Kuvendi me vendim, që do të bëhej një rrëmujë e madhe. Ose duhet të heq dorë Manastiri i Deçanit. Zgjidhje tjetër nuk ka përvec që të kthehen pronat tek Manastiri i Deçanit. Ia kemi ëbrë vetes. Zgjidhje tjetër nuk ka. Ajo ka mundur të bëhet me kohë. Ka mundur, tash nuk ka tjetër zgjidhje. Sepse e ke të shkruar taksativisht. E ke miratuar dhe ke pasur arsyeje që mos ta bësh. Sepse janë vendime të një shteti gjenocidal. Dhe ato vendime gjithmonë janë zhbërë me vendime të parlamenteve”, tha ai në Pressing të T7.

    Kraja thotë se në dialog vetëm Kosova ka bërë lëshime ndaj Serbisë: Përgjegjës janë udhëheqësit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!