×
  • Lajme
  • Lajme

    Kraki: Buxhovi kishte të drejtë, brenda UÇK-së kishte papastërti të gërditshme

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 20:22

    Ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka përshëndetur deklaratën e shkrimtarit të madh shqiptar, Jusuf Buxhovi, i cili kritikoi disa struktura të UÇK-së.


    Sipas Krakit, lufta e UÇK-së kishte qëllim të pastër, mirëpo brenda tyre kishte edhe papastërti të gërditshme.

    “Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njëjtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst”, ka shkruar profesori kosovar në Francë.

    Shkrimi i plotë

    Jusuf Buxhovi ka të drejtë

    Lufta e UÇK-së padyshim ka pasë qëllim të pastër por brenda UÇK-së ka pasë papastërti të gërditshme.

    Nga ajo papastërti kanë dalë shumica e atyre që torturonin popullin menjëherë pas luftës dhe shumica e këtyre që sot e dhunojnë Kosovën dhe popullin e saj. Këta që s’u ngopen edhe pse kanë 20 vite që vjedhin.

    Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njejtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst.

    Tash a të themi se ata ranë nga qielli në Kosovë në vitin 2000? Jo! Ata dolen nga UÇK-ja dhe me sjelljen e tyre e zbehen edhe qëllimin fisnik të luftës. Me çdo veprim të tyrin e kanë turpëru edhe luftëtarin e gjallë edhe heroin e vrarë. UÇK, ajo e vërteta me qëllim të pastër e ka kry misionin e saj. Ajo s’ka lidhje me këta.

    Buxhovi nuk është i çmendur. Ai nuk i përgjithëson gjërat. Ka vite që punon dhe shkruan për çështjen tonë me mund dhe me djersë, pa dhurata e privilegje të shtetit bandit. Tash dilni e shisni patriotizëm duke e sulmu Buxhovin.

    A mund të mohohen vrasjet politike sot? JO! A u ndalen ato në momentin që këta e morën pushtetin? PO!

    Dhe a dini çka?

    Ditën kur këta do mbesin pa tortën e shtetit dhe kur ta kuptojnë që pasuria, diplomat, kravatat e krejt jeta e tyre ishin veç fiksion, ka fort gjasa te rifillojnë vrasjet politike. Mbajeni në mend këtë!

    Lerëni të qetë Jusuf Buxhovin dhe mendoni kush është fajtori që s’keni as ku me u sheru as ku me u shkollu sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!