×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i Guxo

    Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 23:00

    Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë.

    Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës fazat e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë janë të ndara, prandaj vështirësitë në një proces nuk përjashtojnë suksesin në tjetrin.

    “Nuk i kemi numrat për Kuvend. Për qeveri mendojmë që i kemi, për Kuvend jo. Aktualisht jo. Në sistemin aktual kushtetues të Kosovës këtu dy faza janë bërë siç janë bërë. S’jam dakort me sistemin aktual, por këto janë rregullat. Fazat janë të ndara, përndryshe nëse e bashkojmë konsitumin e Kuvendit me formimin e qeverisë atëherë edhe politikisht edhe fushatat zgjedhore, koalicion zgjedhore me u ndërtu ndryshe. Me synimin që në start pas zgjedhjeve me i pas 61 ose më shumë”, ka thënë Kraki.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!