×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Agim Ramadani dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 13:16
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Fotografi nga arkivi.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 24-vjetorin e rënies e ka kujtuar komandantin Agim Ramadani, apo komandant “Katanën”.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Agim Ramadani, përmes vargjeve dhe luftës së tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.

    “24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant “Katanës”. Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më”.

    “Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës”.

    “Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!