×
  • Lajme
  • Lajme

    Milazim Krasniqi propozon këtë person për kryeministër, thotë se çmontoi demagogjinë e Albin Kurtit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 9:23

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit në debatin televiziv që dy ditë më parë u zhvilluan në T7.


    Krasniqi ka përkrahur publikisht avokatin Dastrid Pallaska i cili e ka thënë se paraqitja e Kurtit në këtë intervistë ishte më e dobëta ndonjëherë, shkruan Reporteri.net.

    Karshi këtyre deklaratave profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Pallaska çmontoi demagogjinë dhe amatorizmin e Albin Kurtit.

    “Keq qe Dastid Pallaska nuk asht kandidat per kryeminister. Jo vetem qe e cmontoi demagogjine dhe amatorizmin e Kurtit, po shpalosi programin me koherent e me konkret per vendin tone. Te lumte Dastid!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!