Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar përshtypjet e tij pas takimit me emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Krasniqi tha se në ditën që do ta dëgjojmë fjalën “sanksion” nga SHBA-ja, do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
“Ditën që do ta dëgjojmë zyrtarisht fjalën “sanksion nga SHBA do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën dhe jo vetëm për Albin Kurtin. Por penalizimet dhe ndëshkimet tani më kanë filluar dhe janë bërë publike. Nuk ka pasur kurrë ndonjëherë më të rëndë sesa përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan e cila udhëhiqet nga SHBA”, tha ai në RTV 21.
Kreu opozitar tha se ka informacione edhe për nivelin e anulimit të vizitave dhe sipas tij kjo është shqetësuese.
Tutje ai tha se është i sigurt se vetëm kryeministri Kurti i di detajet dhe paralajmërimet./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.