Profesori Milazim Krasniqi thotë se duhet të ketë konsensus në vend për çështje nacionale.
Duke folur në Pressing në T7, Krasniqi tha se lëvizja e shqiptarëve ishte paqësore.
“Lëvizja në mënyrë absolute më pacifiste që ka ekzistu në Europë ka qenë lëvizja e shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90 me Ibrahim Rugovën në krye të saj. Ka qenë mishërim i pacifizmit dhe përpjekjeve për zgjidhje paqësore”, tha Krasniqi.
“UÇK’ja ka dalë si lëvizje reaktive ndaj gjenocidit e na këtë narracion e kena reduktu, e kena deformu dhe tash na ka ardhur fatura me pagu”, shtoi ai.
“Na nuk kemi mbërri me e tregu të vërtetën tonë tamam dhe mandej na u ka deformu narracioni. U ka hy në skenë armiqve të Kosovës dhe na e kanë pru situatën që ne tash jemi në bankën e zezë, në vend se me qenë në bankën e zezë Serbia”, theksoi ai.
“Kjo elitë politike do të duhej të mbledh mendjen, do të duhej me u mobilizu, do të duhej me e kriju një konsensus tjetër, së paku për çështjet nacionale. Mos me iu gëzu fatkeqësisë së njëri-tjetrit por me kriju një front të përbashkët të rezistencës ndaj këtij ataku që i bëhet UÇK’së dhe shtetit të Kosovës”, tha Krasniqi.