Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka treguar se janë ftuar në takim nga ambasada amerikane në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Krasniqi tha se do të marrin pjesë në këtë takim, duke shtuar se asnjëherë në ekzistencën e tyre politike nuk i kanë refuzuar takimet me SHBA’në.
“Kemi marrë një ftesë të tillë. Do të marrim pjesë sepse asnjëherë në ekzistencën tonë politike nuk e kemi refuzu takimet me SHBA’të. Mendoj që është absurde edhe me konsideru se a duhet me u taku me përfaqësuesin e qeverisë amerikane apo jo. S’është temë për PDK’në”.
“Tema është për dialogun dhe për çështjen e Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Qëndrimet e PDK’së për këtë dihen”, tha Krasniqi, shkruan T7, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, Krasniqi tha se nuk do të marrë pjesë personalisht në këtë takim, pasi po atë ditë do të jetë në Washington DC për disa takime zyrtare.
“Unë nuk do të jem personalisht, sepse po atë ditë do të jem në Washington DC po atë ditë, do të kem takime zyrtare atje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.