×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Filozofisë së popullit shumë i kam besuar

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 23:24

    Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se urtinë shqiptare duhet ta dërgojmë në një muze hermetik, pasi nuk po i hynë në punë askujt.


    Sipas tij, filozofia e kohës sonë, ka mbetur vetë filozofi e mashtrimit, transmeton Reporteri.net.

    Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

    POPULLI PASKA GABUAR?!, PSE FJALËS I KA DHËNË PESHË
    (Koha jonë fjalën e ka bërë flluskë sapuni)

    Filozofisë se popullit shumë i kam besuar. Nuk po e di se çka ka ndryshuar sot? Ka ndryshuar filozofia popullore apo ka ndryshuar njeriu që vetëquhet shqiptar?! Nuk po e di kush e çka ndryshoj?! Por po e shoh që Urtinë shqiptare duhet ta dërgojmë ne një Muze hermetik si një relikte që nuk po i hynë në punë askujt.

    Nuk po e di, pse populli ynë e shpalli urti:

    “Me e shti FJALËN ngushtë, KOKËN se shpëton dot (ose shkon koka), ndërsa, nëse KOKËN e shtinë ngushtë, FJALA e mirë e shpëton”!

    Kaq peshë të madhe, populli ynë i jepte dikur fjalës se dhënë publike!

    Si po duket, kjo filozofi tani i përket vetëm historisë?! Ardhmëria jonë ka mbetur pa filozofi të urtë?!

    Një gjë po dihet e shihet, e shumë ngjarje të kohës po na tregojnë se kemi mbetur pa urti e filozofi, pa besë e dashuri njerëzore, të njohur e të proklamuar për njeriun e tokën (për kombin e atdheun)?!

    Filozofia e kohës sonë, ka mbetur vetëm filozofi mashtrimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!