×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Pritje të mëdha munden me pasë deputetët e tu që janë hipnotizu nga ti, unë i kam 0

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:42

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, e ka marrë mandatin që të qeverisë me vendin dhe jo të dalë e të arsyetojë secilën punën që e shtrojnë deputetët.


    ““S’ki nevojë me u bo nervoz, s’ki nevojë me u nervozu kryeminstër se krejt çka po bon po del po arsyetohesh. Ti e ke marrë mandatin me qeverisë e me udhëheq vendin, jo me dalë e m’u arsyetu për secilën punë që po e ngrisin deputetët.”, ka thënë ai.

    Krasniqi iu drejtua Kurtit duke I thënë se për çështjen e energjisë elektrike, ai nuk dallon nga kryeministrat paraprak, Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti, shkruan Reporteri.net.

    “Për çështjen e energjisë ti s’dallon sen prej Ramush Haradinajt e Avdullah Hotit, se ky është problem i asaj kohe. Ajo që na intereson sot neve është me pa a je për apo kundër liberalizimit të tregut. Nëse je për neve na intereson me ditë se çka ki me bo ti ndryshe prej kryeministrave që I ke sha tan kohën.”, ka thënë Krasniqi.

    Deputeti i PDK-së ia permendi Kurtit edhe zhvendosjen në shtëpinë e re dhe vizitën me Vjosa Osmanin në Gërmi.

    “Kohë ke gjetë edhe për piknik, edhe me marrë ship 400 metra katror midis Prishtines, edhe me u vaksinu I pari, por kohë për punët që qytetari pret të kryhen nga ti s’ke pasë kohë.”, tha Kransiqi.

    Tutje iu përgjigj Kurtit pas deklaratës se e kupton që deputetët e opozitës kanë pritshmëri të mëdha nga ai, por që nuk mund t’i rregullojnë të gjitha për 10 ditë.

    ”The keni pritje të mëdha. Unë pritjet i kom zero. Pritje të mëdha për ty munden me pasë veç këta deputetët e Grupit tond Parlamentar se janë të hipnotizum prej teje. Unë shpresoj që ti ke me e dëshmu të kundërtën edhe me shku pritjet nga 0 në 0.1.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!