Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në këtë takim, Krasniqi ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend. Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se PDK është gjithmonë e gatshme për komunikim faktorët vendorë dhe me miqtë ndërkombëtarë.
“…sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme. PDK ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim – me të gjithë faktorët vendorë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë – për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi./Reporteri.net