×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kurti ka dështuar në përmbushjen e qëllimeve shtetërore

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 19:52
    Memli Krasniqi, në takim me diplomatin nga Norvegjia dhe Sllovenia

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar Përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Norvegjisë të shoqëruar nga ambasadorët e dy shteteve të Republikës së Kosovës, takim ky në të cilin u fol për situatën politike aktuale në Kosovë.

    Duke deklaruar për qëndrimin e pandryshueshëm të PDK- së për procesin e dialogut, i pari i PDK-së kritikoi lidershipin e Kurtit duke thënë se ai ka dështuar në përmbushjen e qëllimeve shtetërore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Qëndrimi i PDK-së është konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me procesin e dialogut. Kosova ka pasur nevojë për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Fatkeqësisht, kjo marrëveshje jo vetëm që nuk është finale, por parasheh asociacionin në qendër dhe jo njohjen e ndërsjellë – duke zvarritur pafundësisht konfliktin e ngrirë me Serbinë”, njoftoi Krasniqi.

    “Natyrisht, përgjegjësia e plotë bie mbi lidershipin e dobët të Kryeministrit Kurti, i cili, përkundër mbështetjes që i kemi ofruar për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”, tha tutje ai. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!