Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkuar sot në Burojë, për të takuar babain e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-liderit të partisë, Hashim Thaçi.
Krasniqi ka ndarë fotografi nga vizita e tij “në konakun e Haxhi Thaçit”, babait të ish-presidentit, nga ku tha se ka rikujtuar me të emocionet e shpalljes së Pavarësisë në 2008-ën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
““Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh”, shkroi lideri opozitar në Facebook. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Burojë, 17 shkurt 2023, 15:39
Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.
Krenari!