×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Kurtin

    Krasniqi: Nuk kam dakordim me Kurtin e VV-në, kam propozime – 30 qeshori data më e mirë për zgjedhje

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 20:54

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka thënë se 30 qershori është data më e mirë për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kam dakordim me Albin Kurtin as me Vetëvendosjen, kam propozime. 7 korrikun e përmendi Gazmend Muhaxheri, 30 qershori është më i mirë dhe më i shpejtë se 7 korriku”, tha Krasniqi në RTVDukagjini.

    “Ju e keni dëgjuar Kurtin, ne duam të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura. Nëse nuk mbahen zgjedhjet më 7 korrik e 30 qershor, atëherë duhet lejuar që Kurti ta kryejë mandatin deri në fund”, tha Krasniqi.

    Krasniqi ka refuzuar të flasë për koalicion të mundshëm me VV-në.

    “S’dua të flasë për këto tema. Duam zgjedhje. Nëse ndryshon Qeveria është pa Albin Kurtin, Bedri Hamza është kryeministër”, u shpreh Krasniqi.

    Krasniqi, po ashtu ka thënë se e ka të gatshëm si draft një mocion ndaj Qeverisë Kurti.

    Zgjedhjet e reja, çështje muajsh – çka u tha mbrëmë pas takimit mes Kurtit e Krasniqit

    Kurti, pas takimit me Krasniqi, ka thënë se me të kanë diskutuar edhe për rëndësinë e një komunikimi më të mirë në ditët në vijim, me qëllim të miratimit të 13 marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, në anën tjetër, ka thënë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme.

    “Ne nuk jemi në gjendje të mirë, Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnuar, rritje enorme të çmimeve, me paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk ju mjaftojnë familjeve kosovare të lidhin muajin me muaj”, ka thënë Krasniqi, duke kritikuar punën e Qeverisë aktuale edhe në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikës së jashtme.

    Krasniqi ka thënë pas takimit me Kurtin se PDK-ja është e gatshme “të gjejmë një darkordim me të gjitha partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët”.

    PDK-ja e ka përcaktuar Bedri Hamzën si kandidat të saj për kryeministër në zgjedhjet e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!