×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Krasniqi: PDK-ja e gatshme për fitore të reja, do ta bëjë secili qytetar të krenohet sërish me Kosovën

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 12:26

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar në Facebook një video nga shënimi i 25-vjetorit të themelimit të partisë ditë më parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një pjesë të fjalimit të tij, Krasniqi thotë se partia që ai drejton është histori e jashëtzakonshme e kontributit dhe sakfricës për Kosovën.

    Gjatë fjalimit të tij, kreu i PDK-së përmendi edhe Thaçin e Veselin.

    “Partia Demokratike e Kosovës është një histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakfriciës dhe kontributit për Kosovën. Të gjithë që sot jeni prezent këtu, jeni trashëgimtar të kësaj historie, të kësaj ëndrre, të ëndrrës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit”.

    “Sa herë Kosova është në dhembje, unë dhe ju e dimë që ky është një kushtrim për PDK-në , një thirrje e painjorueshme për bashkim, veprim e mobilizim”, dëgjohet të ketë thënë Krasniqi në fjalimin e tij.

    Në përshkrimin e videos, Krasniiq thotë se PDK-ja është e gatshme për fitore.

    “PDK është gati për fitore të reja dhe do ta bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën”, ka shkruar ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!