×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Krasniqi: PDK në opozitë do të reformohet e fuqizohet për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 21:19

    Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet pse kjo parti nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë qeverie.


    Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK përmes qëndrimit në opozitë dëshiron të kthehet në kuotën e 200 mijë votave dhe të vazhdojë reformat e nisura për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

    Deputeti i PDK-së thotë se do të jenë përfaqësues të popullit me atë besim që kanë marrë.

    “Ne rënien me 20 mijë vota e kemi marrë me shumë seriozitet dhe po punojmë që ta kthejmë PDK-në aty ku e ka vendin – si parti e parë”.

    Krasniqi ka thënë se tash që PDK do të jetë në opozitë reformimi do të jetë më i lehtë pasi kanë më shumë kohë.

    “Të qenit në qeveri nuk te jep shumë kohë për shkak të angazhimeve që mund të kenë figurat e partisë në ministri të ndryshme”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!