Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.
E, profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se kryeministri Rama nuk gaboi me hartën, por ai deshi t’i provokonte kosovarët rreth idesë së tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për Minishengen.
Sipas Krasniqit, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.
“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.