×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për ujdinë e Ohrit: S’po flitet për Asociacion fare, por për autonomi politike për serbët

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 20:50
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Fotografi nga arkivi.

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se marrëveshja e Ohrit është e pamjaftueshme për Kosovën.

    Sipas tij, Kurti jo se duhet mos ta kishte pranuar marrëveshjen, por se do e mirëkuptonte nëse do thoshte “më falni kam gabuar rrugës”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Presioni ndërkombëtar është rritur me qasjen ‘merre ose lëre’. Kjo është marrëveshje e pamjaftueshme për Kosovën, marrëveshje që s’i plotëson as për afërti as pritjet e as kërkesat e Kosovës. ‘Lëre’ është shumë keq, por do e mirëkuptoja po të thoshte Kurti ‘më falni kam gabuar rrugës’”, deklaroi ai në KTV.

    Krasniqi tha se në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk bëhet fjalë për Asociacion por për autonomi të komunitetit serb në Kosovë.

    “Nuk mund të sillesh me aq shpërfillje, me atë mungesë të koordinimit në raport me njerëzit që të kanë mbështetur dhe të thuash tash e kemi ndërruar situatën. Ne s’po flasim për Asociacion fare, po flasim për Autonomi politike potencialisht për komunitetin serb”, tha Krasniqi.

    Krasniqi ka theksuar se Kurti s’po arrin as ta sqarojë çka është vetëmenaxhimi, e kur po tenton “po bëhet qesharak”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!