×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 20:39
    Memli Krasniqi, Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës

    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi tha se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

    Krasniqi tha se nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që do të mund ta votonte një draft të tillë.

    “Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës, është dicka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman nuk do të pranohet nga askush. Drafti aktual i këtij që është sot nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes“, tha ai në Pressing të T7.

    Tutje, Krasniqi tha se duhet të shfrytëzohen plane të tilla që në të përkushtohemi në realizimin e objektivave të Republikës së Kosovës, pasi që sipas tij, përndryshe ky plan nuk duhet të pranohet.

    “Plani sot me qenë mere ose leje, është leje, por plani si I tillë duke u bazuar nga përvojat në të kaluarën, duke u bazuar në përvojkat që i kemi pas, që kanë filluar shumë keq dhe pastaj janë bërë të pranueshme, unë mendoj që duhet të shfrytëzohet, në mënyrë që të përkushtohemi që t’i realzojmë objektivat e Republikës së Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!