×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i PDK-së

    Krasniqi pret në zyrë gruan e Thaçit dhe Veselit: Sot më shumë se çdo herë ndjehej mungesa e dy liderëve

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 15:49

    Në 25-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i saj, Memli Krasniqi ka pritur në takim bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen, si dhe atë të ish-kryetarit Kadri Veseli, Violetën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se sot më shumë se çdo herë tjetër ndjehej mungesa e Thaçit dhe Veselit.

    “Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën.

    Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë”, ka shkruar Kransiqi në Facebook.

    “Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar kryetari i PDK-së në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!